Vendosni fjalën kyçe....

Frika nga sanksionet, pronari rus i Cheleas tërhiqet nga drejtimi i klubit


Pronari rus i Chelseas, Roman Abramovich thotë se ai “po u jep të besuarve të fondacionit bamirës të Chelsea-t administrimin dhe drejtimin” e klubit.

Lëvizja është bërë në mes të pushtimit rus të Ukrainës.

Vendimi vjen një ditë përpara se Chelsea të luajë kundër Liverpool në finalen e Kupës së Ligës.

Unë kam marrë gjithmonë vendime me interesin më të mirë të klubit të zemrës. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelsea drejtimin e Chelsea FC.Unë besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për të kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, tha Abramovich në një deklaratë.