Vendosni fjalën kyçe....

Hakerët vigjilentë rusë i bashkohen sulmit ndaj Ukrainës: E bëjmë për argëtim, ky është vetëm fillimi


Që nga fillimi i krizës në Ukrainë, vendi ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike pothuajse të vazhdueshme, për të cilat fajësohet më së shumti Rusia.

Por sulmuesit nuk po punojnë të gjithë për Kremlinin.

Joe Tidy i cili është reporter i sigurisë kibernetike shkruan për BBC-në, se një grup hakerësh vigjilentë rusë “patriotë” e bënin këtë për argëtim në kohën e tyre të lirë, duke u kënaqur me faktin që po shkaktonin kaosit kibernetik.

“Dmitry (jo emri i tij i vërtetë) më tha se donte të ndihmonte vendin e tij të mundte Ukrainën nga prapa kompjuterit të tij.”- shkruan gazetari.

Javën e kaluar Dmitry tha se ai dhe pesë bashkëpunëtorët e tij kishin kryer sulme të shumta, duke përmbytur serverët ukrainas me të dhëna dhe duke i lënë ata përkohësisht jashtë linje.

Ata gjithashtu dërguan me email 20 kërcënime për bomba në shkolla, hakuan përditësimet e drejtpërdrejta të ekipit të reagimit të shpejtë dhe gjetën një mënyrë për të vendosur emailet zyrtare të qeverisë ukrainase që përfundonin “mail.gov.ua”. BBC pa se si grupi shkatërroi përkohësisht një faqe interneti ushtarake ukrainase.

“Ky është vetëm fillimi.”- citohet të ketë thënë rusi i cili e quan veten Dmitry.