Enti përgjegjës për mediat në Kosovë ka ndaluar përkohësisht të transmetojë kanalet televizive me origjinë nga Rusia.
Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendimit ku urdhëron operatorët e shpërndarjes përkohësisht të largojnë nga transmetimi kanalet ruse me qëllim që të parandalojë propagandën.
“Me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Kosovë, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim të urdhërojë të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata Ruse, me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës”-thuhet në njoftim.