Vendosni fjalën kyçe....

KQZ i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e figurës së kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnjë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Lushnjës, Elton Bano.

Kërkesa vjen pas denoncimit të bërë nga PD-ja e cila prendonte se kandidati i Berishës për 6 marsin në Lushnjë nuk ka deklaruar se ka qenë i dënuar në Angli.

“Nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetedeklarimit të z. Elton Ilir Bano, rezulton se ka deklaruar:  Ne rubrikën I. TË DHËNA PERSONALE”, PIKA B, “Gjenealitete të mëparshme” të Formularit të Vetëdeklarimit, subjekti vetëdeklarues ka deklaruar gjenealitetet e tij dhe është shprehur se se ka ndryshuar datëlindjen nga “24.01.1981” në “24.07.1978” dhe vendlindjen nga “Prishtinë, Kosove” në “Lushnje”. Pyetjes 8, A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit te Republikës së Shqipërisë për me shumë se 1 muaj? subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “po” duke deklaruar se: Në periudhën Nëntor 1996- Shkurt 1997, ka jetuar në Bukuresht, Rumani, për arsye studim gjuhe. • Në periudhën Korrik 1998 Shtator 2000, ka jetuar në Londër, Angli, për arsye emigracioni. Në periudhën Qershor 2020-Qershor 2021, ka jetuar në Rome, Itali, për arsye probleme shëndetësorë familjare”, thuhet në shkresën e KQZ.