Vendosni fjalën kyçe....

Luan Hoti me të rinjtë: Për t’i ndryshuar faqen këtij qyteti, kam nevojë për energjinë dhe forcën tuaj, mos u largoni nga Shqipëria


Kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit Luan Hoti, në takimin e sotëm me të rinjtë tha se në programin e tij është fokusuar tek rinia.

Ai iu bëri thirrje të rinjve të mos largohenin nga vendi, duke thënë se për t’i ndryshuar faqen këtij qyteti ka nevojë për energjinë dhe forcën e tyre.

“Faleminderit për këtë pjesmarrje, këtu me rininë durrsake. Jam me më rebelët, jam me ju që nuk bëni kompromise, për gjendjen në të cilën ndodhet qyteti jonë. Edhe unë jam rebel dhe nuk e pranoj gjendjen e këtij qyteti. As kompromise nuk bëj dhe prandaj kam hyrë në këtë garë, për ti ndryshuar faqen këtij qyteti. Por shpresa, energjia, forca, besimi që po me jepni sot, na bën bashkë për ta ndryshuar, do ta ndryshojmë faqen e këtij qyteti! Por për tia ndryshuar faqen këtij qyteti, unë kam nevojë për energjinë, forcën tuaj, të qëndroni këtu dhe të mos largoheni.

Këtë qytet do ta ndryshojmë të gjithë sëbashku! Të zhvilloni idetë tuaja këtu! Duke u bërë bashkë mund të bëjmë shumë gjëra. Me besimin tuaj, sado sfida të vështira të kemi përpara, edhe në kohë të shkurtër, ne do ia dalim ta ndryshojmë. Bashkë! Të gjithë sëbashku!

Iu dëgjova për problemet. Edhe ne, në programin tim, të shkurtër, për afat një vjeçar, por me këmbë në tokë, jemi fokusuar tek rinia. Dhe do mbështesim sipërmarrjet e të rinjve, që të jeni jo vetëm punëdhënës të vetvetes, por dhe punëdhënës të moshatarëve tuaj.

Ky qytet është i mrekullueshëm dhe një nga sektorët më të rëndësishëm ka turizmin. Turizmi që na sjell të ardhura në këtë qytet. Këtu ne, edhe në programin tim, këtu jam fokusuar; tek turizmi, agroturizmi, por pa lënë pas dore edhe teknologjinë e informacionit. Sepse ua bën jetën më të thjeshtë qytetarëve durrësak, por jo vetëm, edhe vizitorëve që vijnë në këtë qytet. Gjithashtu jam fokusuar tek kampusi universitar dhe godinat rezidenciale.

Të gjithë, shumë nga ju që jeni këtu, kanë shkuar nëpër Europë dhe kanë parë se sa të mira janë këto godina universitare, sa të mirë strukturuara janë, dhe sa gjallëri i japin zonave ku ndodhen. Nuk bëhet fjalë për një godinë siç është kjo në Durrës. Nuk bëhet fjalë për një godinë që ka vetëm salla leksionesh. Duhet ta bëjmë një godinë, një kampus që tu shërbejë të gjithë studentëve që vijnë në Durrës dhe durrsakëve.

Të dashur të rinj! Le ta fillojmë me punën e parë! Votoni me 6 mars! Votoni për gjyshërit tuaj, për baballarët tuaj, për moshatarët tuaj! Votoni për veten tuaj! Sepse duke votuar për veten tuaj, kemi votuar për ndryshimin e qytetit!  Ju faleminderit!”– tha Hoti.