Vendosni fjalën kyçe....

Luftimet në Ukrainë mes FOTOSH DHE VIDEOSH


Që kur tanket e para u futën në Ukrainë, sulmet nga Rusia janë intensifikuar dhe qindra mijëra njerëz po ikin nga vendi.

Dëshmitarët dhe gazetarët raportuan se kishin dëgjuar të shtëna të forta artilerie dhe të shtëna me armë zjarri në pjesë të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Luftime të ashpra u raportuan gjithashtu në periferinë lindore të Troieschyna. Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale shkroi në Facebook se forcat ukrainase po përpiqeshin të zmbrapsnin një sulm rus atje.

Kyiv Independent raportoi se kishte të shtëna me armë zjarri pranë stacionit të metrosë Beresteiska dhe mijëra banorë të Kievit e kaluan natën në strehimoret e bombave dhe stacionet e metrosë.

Raportime për 198 të vrarë

Numri i të vdekurve deri më tani në Ukrainë është të paktën 198, sipas ministrisë ukrainase të shëndetësisë. Mes tyre janë edhe tre fëmijë.

Kreu i këtij dikasteri u citua nga agjencia e lajmeve Interfax të thoshte se 1 mijë e 115 njerëz ishin plagosur, duke përfshirë 33 fëmijë. Reuters shkruan se është e paqartë nëse ai i referohej vetëm viktimave civile.

Pamjet e qarkulluara në rrjetet sociale dhe mediet ndërkombëtare tregojnë një situatë të rëndë, me ushtarë të vrarë të shtrirë përtokë, rrugë të boshatisura.

 

Sulmi ndaj një blloku apartamentesh

Në rrjet kanë qarkulluar pamjet edhe nga një sulm që ka ndodhur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku një bllok apartamentesh është goditur me raketë. Lajmi u konfirmua nga kryebashkiaku i Kievit. Vitaliy Klitschko.

Në pamjet e publikuara shiheshin forcat zjarrfikëse dhe ambalancat e vëna në shërbim të banorëve.

Kievi vendos shtetrrethimin nga ora 17:00

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur një shtetrrethimi të ri për kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00 deri në 08:00 të mëngjesit

Masa, e cila hyn në fuqi nga sot, zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në orën 07:00.

“Të gjithë civilët në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut.”- paralajmëroi kryebashkiaku Klitschko.

Qytetarët në Ukrainë i janë përgjigjur thirrje së presidentitit Volodymir Zelenski për të luftuar për vendin e tyre dhe për tu mbrojtur nga ushtria e Putinit.

Lufta në Ukrainë ka sjellë një reagim mbarëbotëror me shumë vende që kanë vendosur sanksione të rënda kundër Rusisë.

Thesari i SHBA-ve ka sanksionuar presidentin rus Vladimir Putin, Ministrin e Jashtëm Lavrov, Ministrin e Mbrojtjes Shoigu dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gerasimov si përgjigje e “pushtimit të pajustifikuar rus”. Përveç SHBA-ve, Putin dhe zyrtarët e tij janë sanksionuar edhe nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe BE-ja. 

FOTO DHE VIDEO