Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës: Të paktën 198 të vrarë nga sulmet ruse dhe mbi 1 mijë të plagosur, mes tyre dhe fëmijë


Numri i të vdekurve deri më tani në Ukrainë është të paktën 198, sipas ministrisë ukrainase të shëndetësisë. Mes tyre janë edhe tre fëmijë.

Kreu i këtij dikasteri u citua nga agjencia e lajmeve Interfax të thoshte se 1 mijë e 115 njerëz ishin plagosur, duke përfshirë 33 fëmijë.

Reuters shkruan se është e paqartë nëse ai i referohej vetëm viktimave civile.

Luftimet rifilluan në Sumy, në veri-lindje të Ukrainës dhe në Kiev të shtunën në mëngjes.

Forcat e mbrojtjes territoriale në Sumy janë të angazhuara me ushtrinë ruse. Shpërthime të forta janë raportuar në kryeqytetin ukrainas.

Më shumë donacione janë ofruar për Ukrainën dhe nga vende të tjera, me Republikën Çeke që miratoi dërgimin e 8.6 milionë dollarëve armë. Holanda ka thënë se do të furnizojë Ukrainën edhe me 200 raketa të tjera të mbrojtjes ajrore.