Banorët e Kievit sapo kanë kaluar një tjetër natë të gjatë në ankth në strehimore dhe bodrume për t’u mbrojtur nga bombardimet.
Ushtria ukrainase tha se kishte zmbrapsur një sulm përgjatë një prej rrugëve kryesore në perëndim, herët këtë mëngjes.
Dhe po ashtu thotë se ka arritur të parandalojë një përpjekje ruse për të ulur trupat ajrore në një aeroport në jug të Kievit. Madje siç citon BBC, thuhet se një aeroplan i madh që transportonte trupa ishte rrëzuar.
Diku tjetër, trupat dhe forca të blinduara ruse vazhdojnë përparimin e tyre të ngadaltë përgjatë një numri rrugësh.
Qytetet e Ukrainës duken të gjitha në duart e qeverisë, por ditën e djeshme u tha se Moska është e vendosur të lidhë Krimenë e aneksuar nga Rusia me territorin e mbajtur nga separatistët pro-rusë në lindje.
Një pjesë e autostradës “Prospekt Peremohy” afër qendrës së Kievit u shndërrua në një zonë lufte mbrëmë, me një video që tregon zjarret që u ndezën përgjatë rrugës kryesore që kalon nga qendra e qytetit. Sipas raporteve të mediave, pamjet u regjistruan pranë stacionit të metrosë Beresteiska të Kievit, vetëm 4 kilometra larg nga ndërtesa ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Проспект перемоги зараз. Київ pic.twitter.com/KGQO3eKSqR
— Мілітарний (@mil_in_ua) February 26, 2022