Ndërkohë që vendi i tij aktualisht është në luftë, presidenti Volodomyr Zelenskiy ka bërë thirrje për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Ai ka diskutuar për ndihmën e mëtejshme për Ukrainën me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe më pas në një postim në “Twitter” tha se ka ardhur momenti për të mbyllur diskutimin dhe për të marrë vendimin për anëtarësimin e vendit në BE.
“Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE.”- shkroi ai në “Twitter”.
Kujtojmë se më 24 shkurt Rusia njoftoi fillimin e një “operacioni special ushtarak” në Donbas mirëpo luftimet u zhvilluan në një shkallë më të gjerë. Ligji ushtarak është vendosur në të gjithë Ukrainën.