Vendosni fjalën kyçe....

Raketa godet pallatin e banimit në Kiev (PAMJET)


Një raketë ka goditur një bllok apartamentesh në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Lajmi u konfirmua nga kryebashkiaku i Kievit Vitaliy Klitschko me një postim në Telegram ku shkruan: “Një raketë goditi një bllok apartamentesh në rrugën Lobanovsky 6a. Shërbimet e urgjencës po shkojnë atje”.

Siç shkroi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, raketa goditi një bllok apartamentesh shumëkatëshe (kati 17-18). Deri më tani nuk raportohet për viktima ndërsa banorët janë duke u evakuuar.

Në përgjigje ndaj goditjes në ndërtesë, ministri i jashtëm i Ukrainës shkruajti në Twitter: “Kievi, qyteti ynë i mrekullueshëm dhe paqësor, i mbijetoi një tjetër nate nën sulmet nga forcat tokësore ruse, raketat. Njëri prej tyre ka goditur një apartament banimi në Kiev. I kërkoj botës: izoloni plotësisht Rusinë, dëboni ambasadorët, vendosni embargon e naftës, shkatërroni ekonominë e saj. Ndaloni kriminelët rusë të luftës!

Si pasojë e luftimeve në Ukrainë që kanë hyrë në ditën e tretë, më shumë se 50 mijë refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi në më pak se 48 orë, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Shumica kanë shkuar në Poloni dhe Moldavi.