Rusia bllokoi të premten rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon operacionin e saj ushtarak në Ukrainë dhe kërkon tërheqjen e forcave të armatosura ruse.
Njëmbëdhjetë anëtarë votuan në favor të propozimit të SHBA të premten, ndërsa Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan.
Propozimi u parashtrua nga SHBA dhe Shqipëria dhe i bënë thirrje Moskës të tërhiqte menjëherë trupat e saj, të ndalonte përdorimin e forcës kundër Ukrainës dhe të revokonte vendimin e saj për të njohur dy rajonet Donetsk dhe Lugansk si shtete të pavarura.
Si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia ka të drejtën e vetos për çdo rezolutë. Një lëvizje e tillë pritej, sipas AP, por SHBA dhe aleatët e saj argumentuan se kjo do të “theksonte izolimin ndërkombëtar të Moskës”