Vendosni fjalën kyçe....

SHBA i ofroi largimin nga vendi, Zelensky: Më duhet armatim e jo xhiro


Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky ka refuzuar një ofertë të Amerikës që të largohet nga Kievi.

Zelensky, që ka paralajmëruar edhe vet se është gati që të vritet, i ka thënë zyrtarëve amerikanë se “më duhet armatim e jo xhiro”,  raporton Associated Press, duke cituar një burim të lartë nga inteligjenca amerikane.

Luftmet e ashpra për Kievin po vazhdojnë edhe në këto momente, ndërkohë që Zelensky është aty dhe po koordinon veprimet e mbrojtjes së qytetit.