Miliarderi Xhorxh Soros ka shkruar për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë duke e konsideruar si sulm ndaj ekzistencës së territoriale të një vendi sovran.
Soros shkruan më tej se veprimet e Putin janë sulm i drejtpërdrejt ndaj shteteve që dikur kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Miliarderi dhe spekulanti Soros, thotë më tej se lejimi i suksesit të Putinit do dërgojë mesazh në të gjithë botën se kombet mund të krijohen ose shpërbëhen me forcë brutale.
“Kam parë se si Ukraina është shndërruar nga një pjesë në rënie e Bashkimit Sovjetik në një demokraci liberale dhe një shoqëri të hapur. Ajo është përballur me akte të panumërta të agresionit rus, por ka vazhduar përpara. Ukrainasit e guximshëm janë tani në vijën e parë dhe rrezikojnë jetën e tyre në një sulm që më kujton rrethimin e Budapestit në 1944 dhe rrethimin e Sarajevës në 1993. Është e rëndësishme që të dyja aleanca transatlantike (Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Bashkimi Evropian , dhe Mbretëria e Bashkuar), por edhe kombe të tjera, të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të mbështetur Ukrainën në kohën e saj të kërcënimit ekzistencial. Veprimet e Putinit janë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të të gjitha shteteve që dikur ishin në Bashkimin Sovjetik dhe më gjerë. Rusia është në shkelje të qartë të kartës së Kombeve të Bashkuara dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Lejimi i Putinit që të ketë sukses do të dërgojë një mesazh në të gjithë botën se kombet mund të krijohen ose shpërbëhen me forcë brutale. Ne duhet të qëndrojmë me Ukrainën, ashtu siç na përkrahin ata”-shkruan Soros në Twitter.