Tirana ka thelluar distancën në krye të tabelës pas fitores bindëse që mori ndaj Laçit ditën e sotme.
Bardh e blutë fituan me rezultatin 4-1. Tirana shënoi të katërt golat në pjesën e parë me 2 gola të Xhixhës, Najadovskit dhe Seferit. Ndërsa Laçi shënoi golin sa për statistika me Shehun në pjesën e dytë.
Në sfidat e tjera, Kukësi barazoi me Teutën me rezultatin 1-1 ndërsa beteja për fundin e tabelës mes Egnatias dhe Kastriotit u fitua nga lojtarët e Rrogozhinës.