Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Prishëm planin rus për të më kapur mua


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar në një videomesazh, se forcat e vendit të tij kanë ndaluar një plan të Rusisë për ta kapur atë brenda natës dhe për të vënë në pushtet liderin e tyre.

“Ne e kemi prishur planin e tyre.”- tha Zelensky, citon BBC.

Ai gjithashtu u bëri thirrje rusëve që të bëjnë presion ndaj Presidentit Vladimir Putin për të ndaluar pushtimin.

Zelensky tha se forcat ukrainase kishin nën kontroll Kievin dhe qytetet kryesore përreth tij. Më pas ai shtoi se Ukraina kishte fituar të drejtën për të qenë një vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Ukraina nuk është aktualisht anëtare e BE-së, por ka përfshirë në kushtetutën e saj aspiratat e saj për t’u bashkuar.