Vendosni fjalën kyçe....

15 vende evropiane i kanë ndaluar fluturimet ruse nga hapësira e tyre ajrore


Qeveria italiane njoftoi sot se po mbyllte hapësirën e saj ajrore ndaj Rusisë, pas një sërë vendesh të tjera të BE-së që e kishin bërë këtë gjë.

“Italia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore ndaj Rusisë.”- thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit italian, Mario Draghi.

Mario Draghi

Masa e Italisë përfshin ndalimin e të gjithë avionëve civilë ose ushtarakë që vijnë nga Rusia ose që i përkasin një kompanie ruse.

Ky vendim vjen në një kohë kur vendet e BE-së po forcojnë sanksionet kundër Rusisë për shkak të sulmit të saj ndaj Ukrainës.

Italia është vetëm një ndër 14 vendet e BE-së, duke përfshirë Francën, Belgjikën, Gjermaninë, Finlandën, Slloveninë, Lituaninë, Bullgarinë, Letoninë, Estoninë, Republikën Çeke dhe Poloninë që e kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë. Mbretëria e Bashkuar e mbylli hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse që javën e kaluar.

Moska u përgjigj duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturimet komerciale dhe tranzite nga vendet e BE-së, masë që deri më tani synonte avionët e lidhur ose të regjistruar në këto shtete: Letoni, Lituani, Estoni, Slloveni, Bullgari, Poloni dhe Republikën Çeke.