Ish-kreu i Vetëvendosjes në Tiranë Boiken Abazi ka paralajmëruar për dështim të shumë prej sanksioneve të Shqipërisë ndaj Rusisë.
Në një shënim në Facebook ai shkruan se Shqipëria është në Open Balkan me Serbinë e kjo nismë përfshin lëvizjen e lirë të kapitalit, njerëzve, mallrave e shërbimeve.
Abazi e vijon më tej argumentin duke shtuar se Serbia nga ana e saj është pjesë e Unionit Ekonomik Euroaziatik të Rusisë ku përfshin katër liritë e lartpërmendura.
Kësisoj thekson ai se një pjesë e mirë e sanksioneve të Shqipërisë ndaj Rusisë janë thjesht të pazbatueshme për sa kohë Shqipëria është pjesë e nismës Open Balkan.
“Dështimi i parashikuar i shumë sanksioneve të Shqipërisë ndaj Rusisë. Shqipëria është në “Open Balkan” me Serbinë, me katër liritë e lëvizjes së kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Serbia është pjesë e Unionit Ekonomik Euroziatik të Rusisë, me katër liritë e lëvizjes. Prandaj, një pjesë e mirë e sanksioneve të Shqipërisë ndaj Rusisë janë thjesht të pazbatueshme, pa u tërhequr Shqipëria nga “Open Balkan” dhe pa vendosur sanksione edhe ndaj Serbisë.” – shkruan ai.