Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me demokratët në degën 12: I kapa me presh në duar për inceneratorët, por më sulmojnë mua. Rama përgjegjës për vjedhjen e 430 milionë eurove


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me strukturat e degës nr.12 të PD-së në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se beteja opozitare ka nisur me ardhjen e së keqes në pushtet.

Ai u ndal në aferën e Inceneratorëve, duke thënë se i kapi qeveritarët me presh në duar.

“Unë të kap me presh në duar duke vjedhur 430 milionë euro, ti fillon e shpif kundër meje, bashkë me dy shokët e tu, tre shokët. S’më bën fare asnjë përshtypje! Sulmet, shpifjet, ndaj meje personalisht, ndaj bashkëpunëtorëve të mi, ndaj deputetes që keni këtu, edhe këtë e sulmojnë nga mëngjesi deri në darkë. Merren me një zonjë, merren me familjen e saj, merren me fëmijët e saj, siç u morën me kryetaren e komisionit, Tabakun. Merren me ne personalisht! Por ne këto sulme as s’na bëjnë përshtypje fare!”– tha Basha.

Kryedemokrati u shpreh se 430 milionë euro iu dhanë “anëtarit të Bandës së Lushnjës” dhe Rama thotë nuk di gjë.

Mes të tjerash, Basha sulmoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke u shprehur se Partia demokratike nuk është prona private e askujt, por pasuri e shqiptarëve.

“Kryetari që zgjidhni me një anëtar një votë ka disa përgjegjësi dhe po si mbajti ato përgjegjësi, s’po bën detyrën. Po as kryetari dhe askush tjetër nuk mund ti mbivendosët dinjitetit të askujt prej jush. As duke sharë, as duke i fyer, as duke i shpifur, sepse nuk i pëlqen mendimi ndryshe që ka. Nuk ka të tillë, pse? Sepse Partia Demokratike nuk është pronë e askujt dhe nuk duhet të jetë pronë e askujt.

Sepse ndoshta ka pasur momente, ndoshta edhe në këtë zonë që është dukur si pronë e dikujt. Jo. Ne e duam pronën private, ne e mbrojmë pronën private, ne nuk kemi bërë mjaftueshëm për pronën private, nuk kemi bërë mjaftueshëm për pronarët që prona të shkojë tek i zoti, që haka të shkojë tek i zoti, por Partia Demokratike nuk është pronë private dhe nuk do të jetë kurrë pronë private. Është pasuri e demokratëve, është pasuri e të gjithë shqiptarëve.”– u shpreh Basha.

FJALIMI I BASHËS:

Faleminderit dhe mirë se iu gjej! Betejat tona nga pikëpamja opozitare, kanë nisur me ardhjen në pushtet të së keqes. Të një regjimi i cili nuk ka asgjë të përbashkët as me hallet tuaja, as me problemet tuaja. Dhe që kujtohet për njerëzit e këtij vendi vetëm kur vjen ora e votës. Edhe atëherë nuk kujtohet për mirë, por kujtohet ose për një punë shkel e shko me ndonjë asfalt elektoral që del me shiun e parë të vjeshtës, ose kujtohet që mjerimi që ka mbjell përmes korrupsionit, ta blejë me një thes mielli apo me një 10 mijë lekësh, apo 20 mijë lekësh, apo me një 30 mijë lekësh të vjedhur nga xhepat e shqiptarëve. Vetëm një qeveri zemërkazëm mund t’ia dalë të përvetësojë me ato skema që i kanë parë të gjithë shqiptarët 430 milionë euro të shqiptarëve për një gjoja skemë të djegies së plehrave që siç e pamë të gjithë, ka qenë një skemë e avullimit të parave të shqiptarëve.

Kemi 6 vite që i denoncojmë me emër njerëzit që e bënë këtë, por u desh një komisioni hetimor parlamentar si ai që përfundoi punimet javën e kaluar, që ato të cilat Partia Demokratike i denoncoi prej vitesh me radhë, të provoheshin me fakte dhe me dëshmi të vet zyrtarëve se ishin të vërteta, të dhimbshme dhe kriminale. Që nga zyrtari më i ulët që doli para këtij komisioni, deri tek koka e qeverisë dhe e kësaj afere, nuk ia dolën dot ta fshihnin të vërtetën. 

Si ia dolëm që komisionin që Edi Rama donte ta mbyllte dhe mos të vinte të dëshmonte, ta çonim deri në fund.

Së pari, sepse ne qëndrojmë fortë për të vërtetën. Qëndrojmë fortë për të drejtën, qëndrojmë fortë për atë që është e mira publike, pra e mira e njerëzve. Ku e gjejmë këtë energji? E gjejmë sepse luftojmë për të vërtetën, luftojmë për të drejtën. Kjo është edhe arsyeja se pse në krahun tim dhe në krahun e Partisë Demokratike kemi në radhë të parë demokratët e qëndresës, që janë këtu në këtë sallë. Kemi të rinjtë, brezin e ri. Kemi gjithmonë e më shumë shqiptarë që iu janë çelur sytë dhe e kanë kuptuar se shanset dhe mënyra e vetme për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre, mënyra e vetme për vendin që të eci përpara, mënyra e vetme që rinia të ndërtojë jetën e vet me cilësi, të ndërtojë familjet e veta dhe të gëzojë prindërit e vet këtu në vendin e vet, është Partia Demokratike, është vizioni ynë, është ekipi ynë, është qëndresa jonë, është këmbëngulja jonë. E dyta, është sepse në këtë betejë kemi jo vetëm besimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, por kemi edhe një mbështetje të pa ekuivok të faktorit ndërkombëtar.

Si ka mundësi mor zoti kryeministër që ti, që i di të gjitha, gjithë çfarë ndodh në Shqipëri, në Ballkan, në Europë edhe në botë, se e mban veten për lider  global apo jo, ti nuk e paske ditur që gjysma e kabinetit tënd, gjysma e ministrave paskan, siç thotë vet, paska ngjyer gishtin mbrapa shpinës time. Si qenka kjo punë kështu. Brenda një dite miratohen 17 akte zyrtare, kalohet një vendim i këshillit të ministrave që e firmos kush? Kryeministri apo jo? Dhe ti nuk e dije. Nuk e di ti pas 8 vitesh në pushtet që këtu për të marrë një letër shteti, një qytetari të zakonshëm i duhen javë e muaj sorollatje nga një zyrë në tjetrën.

Bakshishe, ryshfete dhe prapë rrezikon mos ta marrë. Ndërsa ti për 8 orë pune, në një ditë të vetme, hape ofertat, erdhi vetëm një ofertues, e shpalle fitues, i lidhe kontratën, i bëre gjithë ato dokumente të tjera shtesë dhe i hap rrugën 20 milionë euro paradhënie një njeriu të vetëm për inceneratorin e Elbasanit, pak më tutje se këtu. Dhe kur ne e denoncuam si aferë korruptive të tipit mafioz, me ato të dhëna që kishim, disa për shkak të punës së departamentit tonë anti-korrupsion dhe disa për shkak të denoncimeve të disa zyrtarëve të administratës, çfarë bëri, nuk tha prit do ta hetojmë po të kishte qenë i pafajshëm, duar jashtë apo gisht jashtë siç thotë ky, apo i paditur. Jo! Mori gjithë grupin parlamentar të partisë socialiste. A ju kujtohet apo jo? Gjithë grupin parlamentar të partisë socialiste, e mori e futi atje, te inceneratori i Elbasanit. Tani, ne këtu jemi demokratë, jemi struktura e partisë demokratike. Ne e dimë që kur bëhet fushatë, bëhet fushatë. Dhe fushata na çon kudo. Na çon nëpër sheshet kryesore të qyteteve, ku bëjmë mitingje, na çojnë rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi, na çojnë nëpër sipërmarrje, na çojnë nëpër sera. Por të bësh fushatë në vend-grumbullim plehrash, unë këtë se kisha imagjinuar. Çfarë e shtynte Edi Ramën ta merrte grupin parlamentar të partisë socialiste dhe ta sillte në një landfilld, një grumbullim plehrash? Përveçse mbrojtjes politike që i bëri kësaj afere? Mbrojtje e pastër politike! Pse? Sepse mendonte se nuk do të vinte dita për të dhënë llogari. Edhe procedurat prandaj i kanë bërë ashtu. Kanë kujtuar se kurrë dikush do të zhbirilonte.

Kanë kujtuar se i kanë pasur të gjithë në xhep. Dhe se opozitës, partisë demokratike, për të qenë më të direkt, do t’ia prisni pastaj rrugën drejt së vërtetës. Nuk ia dolën dot! Dhe ky është modeli me të cilin ne, kemi filluar të çmontojmë dhe do të çmontojmë, deri në vidhën e fundit, mekanizmin korruptiv që mban në këmbë Edi Ramën dhe regjimin e tij. Mos harroni! Para se të niste komisioni hetimor parlamentar për Inceneratorët, ne kishim çuar tre padi penale në SPAK. Një për Elbasanin, një për Tiranën, një për Fierin. Por u desh ky presion që drejtësia të shikonte se tek partia demokratike, nuk ka vetëm një forcë politike, e cila është e vendosur që taksat që shqiptarët paguajnë për drejtësinë e re, të shkojnë për të dënuar dhe jo për të mbrojtur politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar, që iu vjedh paratë shqiptarëve, por kanë dhe një monitoruese, të kujdesshme, të çdo hapi që duhet të hedhe sipas ligjit për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, natyrisht kanë dhe do të kenë dhe një mbështetëse, atëherë kur drejtësia të fillojë të bëjë punën e saj. Siç ka filluar ta bëjë! Ka filluar me bishtin e aferës, megjithëse bishti e ka mbiemrin “Koka”, por nuk ka shkuar akoma te koka. Me të vërtetë sot kemi dy ministrat e Edi Ramës në burg, njëri i dënuar për kriminalizimin që i bëri policisë dhe shtetit, siç e denoncuam prej ditës së parë, për kanabizimin që i bëri Shqipërisë, tjetri për hetimin e aferës së inceneratorëve. Por në veçanti sa i takon kësaj të fundit, puna vetëm sa ka filluar.

Dhe hetimi parlamentar tregoi se si modeli ynë, modeli i akteve, i punës konkrete, i përkushtimit për interesat e njerëzve, për paranë publike, që është një fjalë e madhe, për taksat tuaja, për ato që dalin nga xhepi i shqiptarëve, i baballarëve, i nënave, dhe në vend që të kthehen tek vogëlushët e shqiptarëve, në vend që të kthehen te pensionistët, që pensionistët i kanë kaq shumë nevojë, në këto kushte të tmerrshme për ndihmë, gllabërohen nga një grusht njerëzish, puna jonë, modeli ynë jep rezultat dhe ka filluar të japë rezultat. Kjo e ndan dhe nga modeli tjetër, nga modeli i baltës, i gënjeshtrave, i sulmit për hir të sulmit. Unë të kap me presh në duar duke vjedhur 430 mln euro, ti fillon e shpif kundër meje, bashkë me dy shokët e tu, tre shokët. S’më bën fare asnjë përshtypje! Sulmet , shpifjet, ndaj meje personalisht, ndaj bashkëpunëtorëve të mi, ndaj deputetes që keni këtu, edhe këtë e sulmojnë nga mëngjesi deri në darkë. Merren me një zonjë, merren me familjen e saj, merren me fëmijët e saj, siç u morën me kryetaren e komisionit, Tabakun. Merren me ne personalisht! Por ne këto sulme as s’na bëjnë përshtypje fare!

Përkundrazi, i mirëpresim me qetësinë më të madhe, sepse e dimë që në fakt, këto sulme, nga ata që janë kapur me presh në duar duke vjedhur shqiptarët, nuk janë gjë tjetër vetëm certifikata, se po bëjmë punën tonë para shqiptarëve. Po bëjmë punën tonë me ndershmëri, me përkushtim, që është arsyeja pse ekzistojmë, arsyeja pse partia demokratike e Shqipërisë është e vetmja shpresë dhe e vetmja mburojë e interesave të shqiptarëve. Betejat e shumta që kemi zhvilluar ndër vite, sigurisht e kanë mbajtur të fortë fibrën tonë opozitare. Sigurisht na kanë dhënë fuqinë, për të ndërtuar një vizion, për të ndërtuar një program, një ofertë në çdo fushë të jetës. Me fokus në të gjithë sektorët e ekonomisë, në të gjithë sektorët e shtetit, që nga shëndetësia, arsimi, rendi publik, por po kështu edhe tek mbrojtja sociale, për të pamundurit. Ndërsa sektorët ekonomik, siç e dini, një nga programet tona më të detajuara, është programi për zhvillimin rural, është programi për bujqësinë, për ushqimin, si pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë.

E them këtë në një zonë, e cila nuk duhet të ishte kurorë jo vetëm në kuptimin gjeografik, por dhe në kuptimin ekonomik, për kryeqytetin. Për shkak të asaj që i ka falur Zoti, dhe për shkak të një tradite brez pas brezi të banorëve të kësaj zone, që këto pasuri natyrore, ti kthehen në mirësi, jo vetëm për veten e tyre dhe familjet e tyre, por edhe për qytetarët e Tiranës. Mirëpo si kudo tjetër, ane e mbanë Shqipërisë, edhe fermerët e kësaj zone janë komplet jashtë vëmendjes së qeverisë. A thua se nuk jeni shtetas të Republikës së Shqipërisë. A thua se keni ardhur nga Bangladeshi dje. Madje dhe pa dokumente. Si emigrantë ilegal. Nuk kujtohet njeri për ju! Vetëm në kohë fushate. Premtimet vu! Mbaron fushata, asgjë! Po shikonim buxhetin e fundit. Njësoj si buxheti i para një viti. Njësoj si buxheti i para dy vjetësh. Njësoj si buxheti para tre vjetësh. Dhe krahasojmë zërin, vetëm zërin e subvencioneve, mbështetjes për fermerët, me buxhetet e Kosovës dhe Maqedonisë. Ballkan për Ballkan! Afërsisht të njëjtat kushte klimaterike. Nga ana ekonomike , pak a shumë i njëjti diapazon. Si nga fuqia blerëse tek fuqia taksa-paguese, taksa-mbledhëse e shtetit. Nga pikëpamja e buxhetit neto, Kosova pothuajse gjysmën e buxhetit  të Shqipërisë.

Atëherë ma shpjegoni pak, pse Kosova arrin të paguajë deri në 100 mln euro subvencione për fermerët? Sa prej jush kanë parë subvencione me sy? Sa prej jush kanë akses në treg për ti çuar prodhimet, pa i pritur dy apo tre polici me bllokun e gjobave në dorë? Gati për të këput gjobën njëri, gati për të konfiskuar mallrat tjetri, gati për të marrë ryshfetin i treti, inspektoriatet po kështu. Sa? Pse?

Një regjim që mbahet në këmbë vetëm përmes vjedhjes së votës, premtimeve të rreme dhe fjalës së pa mbajtur. Si mund ta çmontojmë? Ditë për ditë duke u përballur me të vërtetën, ditë për ditë duke u shtyrë që ata që paguhen nga taksat tona jo për ti mbrojtur por ti çuar në burg zyrtarët dhe politikanët e korruptuar, të bëjnë detyrën e tyre. Kjo është një punë e mundimshme, kjo punë s’bëhet duke treguar as anekdota e as barcaleta, as duke përsëritur shpifje dhe gënjeshtra siç bëjnë kundërshtarët tanë dhe miqtë e tyre të rinj apo të vjetër. Që kanë bëre sport tani opozitën e opozitës, kjo punë kërkon përgatitjen, kërkon përkushtim.

Një qeveri që ka ardhur në pushtet duke vjedhur gjënë me të shenjtë që është vota po vodhe votën ke vjedhur demokracinë ke shkatërruar demokracinë, ke shkatërruar llogaridhënien. Duhet një orë e më parë të shkojë prapë para jurisë jo thjeshtë para gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAKUT për aferat korruptive por para jurisë madhe duhet të shkojë para popullit. Dhe këtu kemi dy arritje të tjera të cilët kanë kaluar pa u komentuar shumë por janë shumë të rëndësishme, rindarja territoriale, reforma zgjedhore.

Kush më shumë se sa ju e ka ndjerë dhimbjen që sjell shkatërrimi i pushtetit vendor, largimi i pushtetit vendor nga qytetari, largimi i shërbimeve mos të kesh një derë ku të qahesh, të marrësh rrugët për në Tiranë për shumicën e shërbimeve. Të kesh një administrator që ta emërojnë por që nuk e zgjedh dhe që i jep llogari tek Erion Veliaj por jo tek ju dhe favoret i ndan me të në vend që të kujdeset për problemet dhe hallet tuaja.

Komisioni për inciniratorët po jep rezultatet e veta ju do të shihni shumë shpejtë që nga nesër rezultatet e para këtij komisioni dhe sigurisht raportin përfundimtar i cili tregon qartë se gjithçka ka ndodhur me bekimin në dijeni dhe përfitimin e Edi Ramës dhe ministrave të tij. Këtu një lopë vidhet edhe e merr vesh gjithë komuna dhe e merr vesh brenda 24 orëve çdo kush se kush e vodhi. Atij i paskan vjedh 430milion Euro ministrat prapa shpine dhe ky s’paska ditur gjë.

Elbasani i njëjti person anëtar i bandës Lushnjës që thotë që se mbaj mend në a e kam takuar apo jo. Por në fakt ka dëshmitar që e kanë parë të hyje e të dal jo thjeshtë në kryeministri por në restorantin e kryeministrisë se ka dhe restorant tani në kryeministri. Fieri me një gjoja garë të shpikur me një punonjëse të këtij personi që konkurroj me një firme italiane e cila pastaj i shiti aksionet për 200 mijë euro që vlejnë 28 milion Euro. Tiranën prapë i njëjti person, të tre inceneratorët apo të ashtu quajtur inceneratorë i njëjti person për 430 milion Euro dhe lideri global thotë nuk e di unë. Ky që e di apo pretendon që e di edhe kur vidhet lopa se kush e vodhi dhe e kujt ja hodhi, ky se dinte se kush kishte marrë 430 milion Euro, jo e di fare mirë.

Ne ndodhemi në një moment deciziv dhe si çdo moment deciziv vendimtar është ka dhe sfidat e veta, ndodhemi në një moment i cili ka ardhur për shumë arsye, ju mund të kujtoni se ka ardhur për një arsye por ka ardhur për shumë arsye padiskutim një nga arsyet pse ka ardhur është shpallja non grada e paraardhësit tim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qëndrimin që vendosi të adoptojë ndaj këtij vendimi. Ju e dini që fillimisht vendosi që nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike, nuk do ti përfshinte demokratët por në fakt bëri të kundërtën. Dhe ne ndërkohë luftojmë Edi Ramën dhe regjimin e tij kemi një opozitë të opozitës që ditë për ditë nuk le gjë pa bërë kundër nesh, prapë se prapë ka filluar të jap rezultatet e para. Dhe ky modeli i ri i të bërit politikë po bëhet nga një plejadë nga një grup drejtuesish dhe përfaqësuesish të rinj, tani të rinj fare nuk jemi kemi përvojat tona, kemi shërbimin tonë kemi dhe gabimet tona por në tërësi partinë demokratike siç po e shikoni ka një ndryshim brezash kjo është fare normale. Një pjesë prej tyre ju është dhënë mundësia qe te shkollohen këtu apo ne Perëndim dhe kane shkëlqyer. Kane sjelle me vete ekspertizën me te mire. Kur e kane sjelle? Çfarë po marrin? E kane sjelle në një kohë te vështire për vendin, kur armiku numër një i mirëqenies se shqiptarëve, korrupsioni i qeverisë po gërryen gjithçka. Çfarë po marrin?  Vetëm beteja. Vetëm sulme.

Është një ndryshim brezash. A mund ta beje brezi i ri ketë pa mbështetjen, pa ndërthurjen me përvojën që është e pazëvendësueshme ne çdo fushe te jetës, si kudo tjetër edhe ne politike? Sigurisht qe jo!

A ka zgjidhje tjetër për te zgjedh te ardhmen, për te ecur përpara sesa për te lejuar brezin e ri t’i marre këto përgjegjësi?! Sigurisht përvoja e me te mirit, edhe ne nivel grup seksioni dhe ne nivelin e seksionit. Për ti mbledh te dyja, edhe brezi i ri, përgjegjësitë për te rrah zonën, për te takuar banoret, për te mbajtur afër demokratet, anëtarët e PD, për te mbajtur afër votuesit e PD, për te trokitur edhe tek dera e socialistëve te pakënaqur dhe për ti sjelle brenda. A mund te bëhet kjo pa pasur afër babain apo xhaxhain, apo demokratin që e di historikun e 5, 10,15, 20 viteve te asaj zone se ku janë anët pozitive dhe negative, cili duhet e shkoje ne fillim dhe cili është faktori qe e avantazhin ose jo. Ndaj kjo ndërthurje midis përvojës me te mire te atyre qe kane themeluar këtë familje politike dhe kanë qëndruar edhe ne kohet me te vështira, me brezin e ri janë edhe mënyra për te ecur përpara. E rëndësishme qe gjithçka është brenda familjes. Ndryshe sa nga pretendojnë një grusht njerëzish qe e kane vjel e mjel deri ne fund pushtetin, qe ia kane marre mushtin deri ne piken e fundit dhe pastaj janë përpjekur ta hedhin si bërsi strukturën e PD dhe sakrificën e tyre. Ndryshe nga një grusht njerëzish qe e kane pare gjithmonë partinë  si çifligun e tyre, si një mundësi dhe mjet përfitimi. Tani këtu ndodhet shumica dërrmuese e demokratëve qe PD e shohin për atë qe ka lind, për atë qe është e për atë qe do te jete gjithmonë: Shpresa e shqiptarëve, instrumenti ne duart e shqiptarëve për te përmirësuar jetën e tyre. Qe do te thotë ne kontekstin aktual politik, instrumenti i shqiptarëve për te sjelle një ore e me parë ndryshimin.

E në këtë pike te betejës dy gjëra kane rëndësi. Qartësia që vjen nga te menduarit qartë dhe vendosmëria. Kur ke përpara faktet, te vërtetat, kur i ke te qarta argumentet, mjafton te vendosesh mendjen ne pune. Ndaj një pjesë e atyre qe nuk i  takojnë asaj kategorie qe i shtrydhin deri në pikën e fundit mushtin dhe donte ta hidhte PD dhe strukturat e PD, si bërsi tutje. Dhe qe edhe ne kohen e opozitës kane vazhduar pareshtur përfitimet, ne bashkëpunim me pushtetin aktual, ata apo një pjese tjetër qe nuk ka arritur dot te mendoje me mend por është tradhtuar nga ngjarjet është detyra jone dite pas dite, jave pas jave tu qëndrojmë afër dhe tu bëjmë te kuptojmë qe për PD nuk ka rruge tjetër, qe te qëndrojë e forte, e madhe dhe alternativa qeverisëse e vendit qe te mund te zgjedhe te ardhmen. Dhe te ardhmen mund ta zgjedhe vetëm duke ecur përpara dhe jo duke shkuar mbrapa. Kështu ju themi gjithë shqiptareve  qe ka shpresë për këtë vend, se edhe ne ’89-en, ndërkohë qe komunizmi binte gjithandej, thonim “ky vend nuk ka për te  ndryshuar”, “ne jemi ndryshe”, “ku te lejnë këta?”. Por ja qe ndryshuam. Ndryshuam për shkak te kurajës qe e lindi pluralizmin, kurajën e studentëve  te Dhjetorit, kurajës se PD. E kam thënë gjithmonë. Nuk ka nevoje ta themi vetëm për 8 Dhjetor apo 11 Dhjetor. Të treja nuk janë rastësisht bashkë. Edhe Lëvizja e Dhjetorit, edhe Pluralizmi, edhe PD te lidhura ne mënyre te pashmangshme me njëra tjetrën. Por ishin te pamjaftueshme për ta sjelle ndryshimin pa pasur ne krah ata qe kishim ne krah ne Marsit 1992. Është kështu apo jo?! SHBA, Aleatët perëndimore. Edhe ne kishim zgjedhje ne ’91-in. Kishin edhe hungarezët, edhe polakët, edhe çekët. Por ne ishim i vetmi vend ku komunizmi ia doli te triumfonte ne zgjedhjet e para pluraliste ne  zgjedhjet e 31 Marsit 1991. Është kështu apo jo?! Po ju drejtohem ju themeluesve.

U desh që ne krahun tone te vinin aleatet.

Sa kollaj është te harrojmë Xhejms Baker ne qershor ne ’91! Rajersonin ne krahun tone ne zgjedhje. Se kane  bere ne asnjë vend tjetër. U desh ta bënin këtu. Po sepse ne radhe te parë kemi një marrëdhënie te veçantë me ta. Se po te mos kishin qene ata, as  Shqipëri nuk do kishim pas. Do kishim perfundu me keq se kurdët.

Ashtu siç nuk kishte për te pasur Republike te Kosovës. Ashtu sikurse nuk kishte për te pasur Shqipëri anëtare te NATO-s. E pra, ne jemi një parti ku ka nga të gjitha kategoritë dhe shtresat e shqiptarëve patriot, që nga të përndjekurit dhe pronarët, që janë palca antikomuniste e partisë, kulakët siç I thoshin komunistët dikur, e deri tek ish-anëtarë të PPSH, të cilët u larguan dhe denoncuan Partinë e Punës dhe thanë: ne do të bashkohemi me këtë forcë. Ne përfaqësojmë fermerët de sipërmarrësit.

Aspiratat e studentëve dhe elitën e mendjes dhe të shpirtit të shqiptarëve. Po ka disa çështje për të cilat bëjmë debat. Hajde bëjmë debat.

Por për çështje identitare ne jemi të bashkuar. Për qëndrimin ndaj komunizmit nuk mund të ketë dy qëndrime në Partinë Demokratike. Njësoj edhe për qëndrimin euroatlantik, nuk mund të ketë dy qëndrime.

Ndaj për ta mbyllur, jemi në një moment vendimtar, dhe momentet vendimtare, vijnë edhe me dhimbje edhe me vështirësi, nuk janë të lehta. Dhe kjo betejë e provoi që nuk është një betejë e lehtë. Nuk është e para. Kemi kaluar vështirësi të mëdha. Shumë prej jush e mbani mend, një nga krizat më të mëdha që kemi kaluar para kësaj, ka qenë ajo e vitit 1997. Por për sa kohë e ruajmë vendosmërinë, qartësinë, por ama edhe vlerën elementare të kësaj partie, ku demokratët janë të gjithë anëtarë të barabartë të kësaj partie. Askush si mbivendoset askujt.

Përgjegjësitë janë të ndryshme. Po. Kryetari që zgjidhni me një anëtar një votë ka disa përgjegjësi dhe po si mbajti ato përgjegjësi, s’po bën detyrën. Po as kryetari dhe askush tjetër nuk mund ti mbivendosët dinjitetit të askujt prej jush. As duke sharë, as duke i fyer, as duke i shpifur, sepse nuk i pëlqen mendimi ndryshe që ka. Nuk ka të tillë, pse? Sepse Partia Demokratike nuk është pronë e askujt dhe nuk duhet të jetë pronë e askujt. Sepse ndoshta ka pasur momente, ndoshta edhe në këtë zonë që është dukur si pronë e dikujt. Jo. Ne e duam pronën private, ne e mbrojmë pronën private, ne nuk kemi bërë mjaftueshëm për pronën private, nuk kemi bërë mjaftueshëm për pronarët që prona të shkojë tek I zoti, që haka të shkojë tek I zoti, por Partia Demokratike nuk është pronë private dhe nuk do të jetë kurrë pronë private. Është pasuri e demokratëve, është pasuri e të gjithë shqiptarëve.