Vendosni fjalën kyçe....

Britania e Madhe paralajmëron për konfliktin Rusi-NATO: Po s’e ndalëm Putinin tani rrezikojmë shumë


Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka paralajmëruar se kriza në Ukrainë mund të përhapet në një konflikt të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe vendeve të NATO-s nëse fuqitë perëndimore ‘nuk i rezistojnë Putinit tani’.

“Nëse nuk e ndalojmë Putinin në Ukrainë, do të shohim të tjerët nën kërcënim – Balltikun, Poloninë, Moldavinë dhe mund të përfundojë në një konflikt me NATO-n”, tha Truss për Sky News të dielën.

“Ne nuk duam të shkojmë deri aty,” tha ajo.

Komentet e ministres së Jashtme britanike vijnë pasi ofensiva ushtarake e Rusisë në Ukrainë hyn në ditën e saj të katërt. Moska ka këmbëngulur se po synon vetëm infrastrukturën ushtarake në një përpjekje për të ‘çmilitarizuar’ vendin dhe për të mbrojtur popullin e republikave të saponjohura të Donbasit kundër agresionit nga Kievi. Ukraina thotë se sulmi ishte i paprovokuar.

Duke vënë në dukje ‘forcat e përgatitura’ të Rusisë dhe vendosmërinë e Ukainianëve ‘për të mbrojtur sovranitetin e tyre’, Truss parashikoi gjithashtu se kriza e tanishme mund të zgjasë me vite.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për një kohë shumë të gjatë,” tha Truss.

Një numër vendesh evropiane njoftuan të dielën se ishin të gatshëm të furnizonin Ukrainën me më shumë armë dhe municione, pas thirrjeve të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për më shumë ndihmë të drejtpërdrejtë.

Të shtunën, Gjermania u tërhoq nga kundërshtimi i mëparshëm për të dërguar armë në Ukrainë, duke thënë se tani do të furnizojë Kievin me raketa antitank dhe sisteme të mbrojtjes ajrore ‘Stinger’ ‘sa më shpejt të jetë e mundur’.