Për Juan Hernandez, nuk ishte vetëm fati i fillestarit. Burri nga Uniondale, Nju Jork, së fundmi fitoi një çmim llotarie prej 10 milionë dollarësh, tre vjet pasi fitoi një çmim tjetër me të njëjtën shumë.
Hernandez u tha zyrtarëve të Lotarisë së Nju Jorkut të martën se ai ‘ende po përpiqet të shpenzojë 10 milionë dollarët’ që fitoi në vitin 2019.
Herën e parë që fitoi Hernandez po luante me një biletë gërvish e fito me vlerë 350,000,000 dollarë.
Mundësitë për të fituar çmimin kryesor në Deluxe janë 1 në 3,521,600, sipas Lotarisë së Nju Jorkut. Ndërsa mundësitë për të fituar llotarinë dy herë janë në mënyrë eksponenciale më të larta.
Por nuk është aq e pazakontë sa mund të mendohet. Tetorin e kaluar, një burrë nga Maryland fitoi një llotari prej 2 milionë dollarësh për herë të dytë. Dhe në gusht, një burrë nga Karolina e Jugut fitoi një llotari prej 3 milionë dollarësh vetëm 11 ditë pasi fitoi 40,000 dollarë.
Është e paqartë nëse Hernandez do të vazhdojë të luajë llotari pas çmimi të fituar.