Christian Eriksen bëri paraqitjen e tij të parë në një ndeshje futbolli që nga arresti kardiak 259 ditë më parë.
Eriksen hyri në lojë në minutën e 52-të në humbjen 2-0 të Brentford ndaj Neëcastle United në Premier League të shtunën.
Ai u prit me brohorima nga tifozët në stadiumin e Brentford, pas rikthimit në fushë për herë të parë pas tetë muajsh.
“Nëse heqim rezultatin, unë jam njeri i lumtur. Të kalosh atë që kam kaluar, të kthehesh është një ndjenjë e mrekullueshme,” tha Eriksen më pas.
Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur nënshkroi me Brentford deri në fund të sezonit të tanishëm, pasi nuk kishte luajtur që kur u rrëzua gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në Kopenhagen vitin e kaluar në Euro 2020.
29-vjeçari mori ndihmën mjekësore në fushën e lojë dhe më pas u pajis me një pajisje të implantueshme defibrilator kardioverter (ICD), një lloj stimuluesi kardiak që synon të parandalojë arrestet kardiake fatale.