Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Brisida Shehajt: Tregojmë ku kanë shkuar 430 milion euro, nëse SPAK-u heton do zbulojë skemën më të madhe të mashtrimit në 30 vite


Nënkryetarja e LSI, Brisida Shehaj ka bërë një denoncim lidhur me aferën e inceneratorëve. Në një postim ajo ndalet në një nga kompanitë e denoncuara më parë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Sipas Shehajt, kompania “ELVIS -03 GROUP” e themeluar nga Shkëlqim Meta, ka qarkulluar gati 15 milionë dollarë.

Sipas saj, nëse SPAK-u heton do zbulojë skemën më të madhe të mashtrimit në 30 vite e jo vetëm me inceneratorët

“Vazhdojmë të tregojmë ku kanë shkuar 430 milion euro.

Kjo është njëra nga kompanitë e denoncuara nga Monika Kryemadhi.

Nqs SPAKU ka vullnet të hetojë këto kompani do zbulojë skemën më të madhe të mashtrimit në 30 vitet e fundit me fondet publike (jo vetëm inceneratorët)

KJO KOMPANI KA QARKULLUAR GATI 15 MILION DOLLARË por shuma do jetë më e madhe se një pjesë e bilanceve nuk janë deklaruar në QKB.”- shkruan nënkryetarja e LSI-së dhe ish-drejtoresha e Tatimeve.

Shehaj jep të dhënat e kësaj kompanie, dhe bilancet vjetore të raportuara nga kjo kompani përgjatë viteve 2016-2019.

DEKLARATA E PLOTË E SHEHAJT:

VAZHDOJME TË TREGOJMË KU KANË SHKUAR 430 MILION EURO.

Kjo është njëra nga kompanitë e denoncuara nga Monika Kryemadhi.

Nqs SPAKU ka vullnet të hetojë këto kompani do zbulojë skemën më të madhe të mashtrimit në 30 vitet e fundit me fondet publike (jo vetëm inceneratorët).

KJO KOMPANI KA QARKULLUAR GATI 15 MILION DOLLARË por shuma do jetë më e madhe se një pjesë e bilanceve nuk janë deklaruar në QKB.

Kompania ELVIS -03 GROUP.

Kompania është themeluar në shtator të vitit 2016.

Ortaku themelues është SHKËLQIM META.

Në nëntor të vitit 2016 deklarojnë si adresa dytësore dhe 4 mjete të rënda transporti/të tjera.

Në janar të vitit 2017 shtohet dhe një mjet tjetër si adresë dytësore.

Në shkurt të vitit 2017 i largojnë të 5 mjetet si adresa dytësore.

Në korrik të vitit 2017 futet si aksioner me 50% DASHAMIR YMERAJ.

Në tetor të vitit 2017 largohet sërisht ortaku DASHAMIR YMERAJ.

Në shkurt të vitit 2018 DASHAMIR YMERAJ blen sërisht 40% të aksioneve.

Në tetor të vitit 2018 i shet sërisht 40% të SHKELQIM META.

Në nëntor të vitit 2019 aksionet blihen 100% nga VEZIR BRAHAJ.

Në vitin 2021 dhe 2022 lëshohen 2 urdhër bllokimi të aksioneve nga drejtoria e tatimeve.

Bilanci i fundit në QKB është i 2019.

Bilanci për vitin 2016:

Të ardhura 74.024.191 lekë

Fondi i pagave 1.720.636 lekë

Fitimi – 216.657 lekë

Bilanci për vitin 2017 :

Të ardhurat 180.908.288 lekë

Fondi i pagave 5.900.000 lekë

Fitimi 655.642 lekë

Bilanci për vitin 2018 :

Të ardhurat 119.870.187 lekë

Fondi i pagave 6.146.730 lekë

Fitimi – 5.322.373 lekë

 Bilanci për vitin 2019 :

Të ardhurat 1.072.089.541 lekë

Fondi i pagave 4.271.000 lekë

Fitimi 663.823 lekë

Totali i të ardhurave për vitet 2016-2019

1.446.892.207 lekë.