Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri i mbrojtjes i Ukrainës, thotë se Bjellorusia është gati t’i shpallë luftë Ukrainës.
Sikurse citon “The Guardian”, Zagorodnyuk ka deklaruar se kanë informacione për trupa ajrore nga Bjellorusia të ngarkuar në avionë për të hyrë në Ukrainë.
“Republika e Bjellorusisë ka shumë gjasa t’i bashkohet luftës ruse kundër Ukrainës. Në anën ruse. Ekziston një informacion për trupat ajrore nga Republika e Bjellorusisë të ngarkuar në avionë për të hyrë në Ukrainë.
Ky është një zhvillim i tmerrshëm pasi përfshin një vend, i cili deri vonë ishte një mik i madh i Ukrainës; njerëzit e konsideronin gjithmonë Ukrainën si një komb vëllazëror. Ukraina dhe Bjellorusia nuk kanë qenë kurrë në luftë me njëra-tjetrën në historinë e tyre qindravjeçare.
Ne besojmë se arsyeja e vetme për atë vendim ishte kërkesa personale e Presidentit të Rusisë, pasi varet plotësisht nga Putini në politikën e saj.”-janë fjalët e ish-ministrit Zagorodnyuk.