Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i PD-së Luan Hoti denoncon nga kazanët e plehrave: Paguajmë taksa dhe nuk marrim shërbim


Partia Demokratike ka shpërndarë një video të kandidatit për kryetar bashkie në Durrës, Luan Hotit, i cili inspekton situatën e mungesës së pastrimit në qytetin bregdetar.

Në një deklaratë nga kazanët e tejmbushur me plehra, Hoti shprehet se qytetarët durrsakë e paguajnë shërbimin dhe nuk e marrin atë.

Ai thekson se në programin e tij ka një plan konkret për pastrimin e qytetit. Hoti theksoi se brenda 100 ditëve të para të drejtimit të bashkisë nga ana e tij kjo problematikë do të marrë fund.

“Brenda 100 ditëve të para do marrim masa ta pastrojmë këtë qytet nga këto plehra, se paguajmë taksa dhe nuk marrim asnjë shërbim.”– tha Hoti.

Ai shkruan në një postim: “Ne kemi një plan konkret se si do ta pastrojmë qytetin e Durrësit. Punët e mëdha nisin nga të voglat për t’i kthyer normalitetin dhe krenarinë qytetit tonë pas 21 vjetësh. Në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin!”