Vendosni fjalën kyçe....

“Më kujton rrethimin e Budapestit – Soros e krahason pa dashje ushtrinë e Ukrainës me nazistët e Luftës së Dytë Botërore


Financieri hungarez-amerikan ka shpenzuar dekada dhe qindra miliona dollarë duke promovuar nismat e ‘demokracisë’ në të gjithë Evropën Lindore, duke përfshirë Ukrainën, ku ai mbështeti si Revolucionin e parë Portokalli në 2004 si dhe zhvillimet në vitin 2014.

George Soros e ka krahasuar pa dashje ushtrinë ukrainase me forcat naziste gjermane të Luftës së Dytë Botërore.

Në disa postime në Tëitter, miliarderi me origjinë hungareze shkruan: “Ukrainasit e guximshëm janë tani në vijën e parë dhe rrezikojnë jetën e tyre në një sulm që më kujton rrethimin e Budapestit në 1944 dhe rrethimin e Sarajevës në 1993”.

‘Rrethimi i Budapestit’ i përmendur nga Soros flet për përplasjen mes Ushtrisë së Kuqe e fashistëve fanatikë vendas dhe trupave gjermane që pushtuan Hungarinë në mars 1944 pas rënies së qeverisë së saj kukull pro-Hitlerit.

Beteja brutale shtëpi më shtëpi për qytetin – një nga më të përgjakshmet e Luftës së Dytë Botërore, u zhvillua midis dhjetorit 1944 dhe shkurtit 1945 dhe shërbeu si testi i fundit për ofensivën sovjetike të prillit 1945 për të pushtuar Berlinin.

Soros, i cili është me origjinë hebreje, ishte një djalë 14-vjeçar që jetonte në Budapest në kohën e operacionit sovjetik dhe, sipas biografisë së tij, arriti t’i mbijetonte pushtimit nazist të vitit 1944, sepse babai i tij bleu dokumente që thonin se familja ishte e krishterë.

Në vitin 1998, Soros pranoi në një intervistë 60 minuta se ai mori pjesë në konfiskimin e pronës së hebrenjve të tjerë në Budapestin e pushtuar nga nazistët, por e karakterizoi veten si ‘spektator’ dhe tha se nuk kishte ‘nuk kishte ndjenjë faji’ për atë që ai bëri.

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Soros kanë qenë aktive në Ukrainë që nga viti 1990, kur vendi ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik, duke shpenzuar mbi 100 milionë dollarë për ‘nismat e shoqërisë civile’ në fusha përfshirë arsimin, median dhe kulturën.

Miliarderi u mburr në vitin 2014 se paratë e tij dhe organizatat e sponsorizuara nga OJQ-të e tij ‘luajtën një rol të rëndësishëm’ në sigurimin e fitores së ‘grushtit të shtetit’ në shkurt 2014.

Fondacioni për Shoqërinë e Hapur është ndaluar në Rusi në fund të vitit 2015.