Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Ushtria ukrainase shkatërron sistemin raketor rus me dronët turq Bayraktar TB2 (Video)


 

Ushtria ukrainase deklaroi se ka shkatërruar një sistem raketor Buk në rajonin Jitomir.

Pamjet e sulmit me anë të dronëve Bayraktar TB2 janë shpërndarë në rrjetet sociale. Ukraina ka blerë para pak kohësh disa dronë sulmues nga Turqia të cilët po i përdor njda trupave ruse që kanë sulmuar vendin prej katër ditësh.

Ministria e Mbrojtjes e vendit ka deklaruar sot se më shumë se 4 mijë ushtarë ruse janë vrarë si dhe qindra tanke, helikopterë e avionë rusë janë shkatërruar që prej nisjes së ofensivës.

Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se ka goditur mbi 1 mijë instalime ushtarake tokësore e ajrore të Ukrainës. Ajo pranoi humbjen e disa ushtarëve pa dhënë hollësi mbi numri ndërsa pohoi se shumë më tepër kundërshtarë kanë humbur jetën.

Ndërsa për qytetin e dytë më të madh në vend Kharkiv ka raporte ende kontradiktore, me të dyja palët që pretendojnë se e kanë nën kontroll, Kievi raportohet se është i rrethuar ndërsa forcat mbojtëse po rezistojën e po mbrohen me të gjitha mënyrat.