Vendosni fjalën kyçe....

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Pa këtë luftë, Evropa nuk do të jetë kurrë e sigurt


Qeveria e Ukrainës është duke e inkuadruar rezistencën e vendit ndaj Rusisë si një luftë për të siguruar të ardhmen e Evropës.

Në një postim të gjatë në “Facebook”, ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov lavdëroi ushtarët, policët, stafin mjekësor dhe gjithashtu civilët që kanë marrë armët.

“Hidhni një sy përreth. Shumë e kanë mposhtur më në fund frikën dhe kanë guxuar të sfidojnë Kremlinin.”- shkroi Reznikov, citon BBC.

Ai shtoi: “Ku janë të gjithë ata që premtuan se do të pushtonin Kievin brenda dy orësh? Unë nuk mund t’i shoh ata.”

Reznikov tha se ndërsa sfidat mbeten, njerëzit në të gjithë botën po i shikojnë nga afër dhe “ndihma që ishte e pamundur tre ditë më parë tani është në rrugë”.

“Pa këtë ushtri dhe popullin tonë, Evropa nuk do të jetë kurrë e sigurt. Pa ne Evropa thjesht nuk do të ekzistojë.”- shton ministri ukrainas.