Vendosni fjalën kyçe....

Peskov: Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me ukrainasit


Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se delegacioni rus është gati të fillojë bisedimet me Ukrainën në Gomel.

Sipas tij, delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi herët mëngjesin e sotëm për bisedime me palën ukrainase.

“Në përputhje me marrëveshjen, delegacioni rus i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe agjencive të tjera, përfshirë administratën presidenciale, ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me ukrainasit.”- tha Peskov, citon agjencia e lajmeve ruse TASS.

“Ne do të jemi gati për të nisur këto bisedime në Gomel.”- tha ai.

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë e ka konfirmuar gjithashtu mbërritjen e delegacionit rus në Gomel për bisedime me Ukrainën, duke theksuar se Minsk ka kryer të gjitha organizimet e nevojshme.

“Po, ne e konfirmojmë këtë informacion. Pala bjelloruse ka përgatitur tashmë gjithçka të nevojshme për bisedime, po siguron zgjidhjen e plotë të të gjitha çështjeve protokollare, logjistike dhe të tjera.”- tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme bjelloruse, Anatoli Glaz.

Ky lajm u shpërnda përmes një postimi edhe nga Ambasada e Rusisë në vendin tonë.

“Delegacioni i Rusisë ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me palën ukrainase”– shkruhet në postimin e Ambasadës.

Mirëpo këto negociata janë refuzuar nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus. Kështu ai kërkon që bisedimet të kryhen në një vend tjetër.