Vendosni fjalën kyçe....

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe: Mbështesim qytetarët tanë që duan të luftojnë kundër Putinit në Ukrainë


Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka deklaruar se ajo i mbështet britanikët të cilët duan të shkojnë të luftojnë në Ukrainë.

Ndërsa ishte e ftuar në programin e mëngjesit të së dielës në “BBC”, Truss u pyet nëse i mbështeste qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar për të luftuar në Ukrainë.

“Unë po. Unë e mbështes këtë dhe sigurisht kjo është diçka për të cilën njerëzit mund të marrin vendimet e tyre.

Ata po luftojnë, populli i Ukrainës po lufton për liri dhe demokraci, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën, sepse kjo është ajo që po sfidon Presidenti Putin. Dhe absolutisht, nëse njerëzit duan ta mbështesin atë luftë, unë do t’i mbështesja ata për ta bërë këtë.”– u përgjigj Truss.

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që vullnetarë të huaj të bashkohën në betejën e Ukrainës kundër forcave të Rusisë.