Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të vënë në gatishmëri të lartë forcat bërthamore të vendit.
Stoltenberg i cili po flet për CNN tha se “kjo është retorikë e rrezikshme”.
Kujtojmë se pak më herët, ndërsa fliste në një takim me zyrtarët e tij të lartë, Putin akuzoi NATO-n se kishin bërë “deklarata agresive” së bashku me Perëndimin dhe nuk ishin mjaftuar me vendosjen e sanksioneve të rënda financiare kundër Rusisë.
Për këtë arsye ai tha se ka urdhëruar që forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë të vendosen në gatishmëri të lartë.