Vendosni fjalën kyçe....

Trump për luftën në Ukrainë: Do të ishte shumë e lehtë për mua ta ndaloja këtë, Putini më kuptonte, Bideni është i dobët


Ish-presidenti Donald Trump ka komentuar situatën e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës duke bërë lëvdata për presidentin rus Vladimir Putin dhe për homologun tjetër të Ukrainës Volodymyr Zelensky. Ndërsa kritikoi liderët perëndimor, në veçanti presidentin aktual të SHBA-ve, Joe Biden.

Siç shkruan CNN, Trump e quajti Zelensky-n “një burrë trim” për mënyrën se si po e përballon sulmin e Rusisë.

“Ai është një njeri i guximshëm, ai është i qëndrueshëm.”– tha Trump në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator. Duke kujtuar ngacmimet e gazetarëve, ai refuzoi të tërhiqej nga komplimentimi që i ka bërë edhe më parë Putinit si “i zgjuar“. Sipas tij problemi nuk qëndron tek Putini por tek liderët perëndimore që e kanë lënë atë të lirë të kryejë sulmin ndaj Ukrainës.

“Problemi nuk është nëse Putini është i zgjuar, gjë që, natyrisht, është i zgjuar. Problemi është se liderët tanë janë memecë… dhe deri më tani, e kanë lejuar atë të ikë me këtë travesti dhe sulm ndaj njerëzimit.”– u shpreh Trump.

Ai tha se “Putin po i luan Bidenit si një daulle dhe nuk është një gjë e bukur për ta parë.”

Trump beson se po të kishte qenë ai në vend të Bidenit në pushtet, do ta kishte pasur më të lehtë për t’i dhënë fund kësaj situate.

Siç citon OS, Trump tha se nën administratën e tij: “Rusia e respektoi Amerikën, ashtu si çdo vend tjetër e respektoi Amerikën, dhe ata me të vërtetë na respektuan shumë”. Ai shtoi: “Por tani Joe Biden shihet si i dobët. … Do të ishte shumë e lehtë për mua ta ndaloja këtë që të ndodhte. Putini më kuptonte mua”.