Vendosni fjalën kyçe....

Trupat ruse hyjnë në qytetin e Kharkiv-it, zyrtari ukrainas thirrje qytetarëve: Mos dilni në rrugë


Forcat ruse kanë hyrë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës. Kreu i administratës rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov, tha se automjetet e lehta ushtarake “kishin depërtuar në qytet”.

Para deklaratave të tij, ishin shfaqur pamjet në rrjet që tregonin disa makina ushtarake ruse duke lëvizur nëpër rrugët e qytetit verilindor.

Sinegubov u kërkoi banorëve të qëndronin brenda, duke thënë se trupat ruse dukej se ishin në qendër të qytetit.

“Mos lini strehimoret! Forcat e Armatosura të Ukrainës po eliminojnë armikun. Civilëve u kërkohet të mos dalin në rrugë.”- tha Sinegubov, citon BBC.

Tani ka raportime për luftime në rrugët e Kharkiv.

Ku është Kharkiv?

Siç tregon kjo hartë e përparimeve ruse në veri dhe lindje të Ukrainës, Kharkiv është shumë afër Rusisë.

Qyteti, i cili ka një popullsi prej rreth 1.5 milion banorë, është rreth 30 km nga kufiri dhe 80 km nga qyteti rus i Belgorod.

Forcat ukrainase po luftojnë rusët në rrugët e Kharkiv, thonë zyrtarët lokalë.