Vendosni fjalën kyçe....

Trupat ruse marrin në kontroll disa qytete ne jug të Ukrainës, kryebashkiaku i Berdyansk: Na thanë të vazhdonim punën


Ushtria ruse pretendoi përparime rreth qyteteve jugore të Ukrainës, Kherson dhe Berdyansk, tha një deklaratë e Ministrisë ruse të Mbrojtjes të dielën.

Gjeneral Major Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, tha se Kherson dhe Berdyansk ‘ishin bllokuar plotësisht’ nga forcat ruse, shkruan CNN.

Ai pretendoi gjithashtu se qyteti jugor i Henichesk dhe fusha ajrore Chornobayivka (Chernobayevka) pranë Kherson ishin vënë gjithashtu nën kontroll.

Lajmi për kapjen e qytetit Berdyansk, i cili gjendet në jug të Ukrainës është është konfirmuar nga kryebashkiaku i këtij qyteti, Oleksandr Svidlo.

Ai iu drejtua qytetarëve me anë të një mesazh në Facebook ku shkruante: “Pak orë më parë, pamë se si pajisje të rënda ushtarake dhe ushtarë të armatosur hynë në qytet dhe filluan të përparojnë në të gjithë territorin. Sapo mësova për këtë, u përpoqa të informoj të gjithë banorët që të kenë mundësi të fshiheni në strehimore. Ushtarët rusë u futën në komitetin ekzekutiv duke e marrë atë nën kontroll. Ata na kërkuan të vazhdonim punën, por nën kontrollin e armëve. Unë e vlerësova këtë propozim si të papranueshëm, kështu që u larguam nga godina. Sot, Berdyansk ishte në vijën e zjarrit. Nuk e di se si do të jetë nesër, por mendoj se sonte do të jetë shumë e vështirë”.

Berdyansk është një qytet me rreth 100 mijë banorë dhe ka një bazë të vogël detare. Sipas kryebashkiakut, rezistenca nuk ka qenë shumë e madhe për këtë qytet.