Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina krenare për rezistencën tre ditore: Bota nuk besonte se ne do të rezistonim kështu


Ndërsa ukrainasit zgjohen sot në ditën e katërt të konfliktit, ministri i mbrojtjes i vendit po i kërkon botës të forcojë mbështetjen e saj për Ukrainën.

Oleksii Reznikov thotë se “72 orë rezistencë” të vendit të tij i kanë dëshmuar botës se është e mundur që të zmbrapset agresioni rus.

“72 orë rezistencë! Bota nuk besoi. Bota dyshoi. Por ne nuk qëndruam vetëm në këmbë, ne vazhdojmë me besim të luftojmë me pushtuesin rus! I treguam botës: mos kini frikë Rusia, jini të fortë dhe zmbrapseni! Mbështetja për Ukrainën duhet të jetë më e fortë! Siguria juaj varet nga ne!” – shkruan Reznikov.

Ukraina ndërkohë vijon t’u kërkojë vullnetarëve të huaj të ndihmojnë, shkruan BBC.

Kyiv thotë se po krijon një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë.”- vuri në dukje Presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë.