Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina pretendon se i ka shkaktuar Rusisë mbi 4 mijë viktima deri tani


Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një vlerësim të humbjeve që sipas saj forcat e vendit i kanë shkaktuar Rusisë deri më tani.

Hanna Malyar tha në një postim në “Facebook” se numrat për tre ditët e para të konfliktit ishin paraprakë dhe mund të ndryshonin, megjithatë vlerësohet që Rusia të ketë pësuar 4300 viktima.

BBC shkruan se nuk është në gjendje të verifikojë këto pretendime dhe Rusia ende nuk ka publikuar numra të viktimave.

Ukraina vlerëson se humbjet ushtarake ruse deri më tani përfshijnë:

  • 4300 vdekje
  • 27 avionë
  • 26 helikopterë
  • 146 tanke
  • 706 mjete luftarake të blinduara
  • 49 topa
  • 1 Sistemi i mbrojtjes ajrore Buk
  • 4 Sisteme të shumta të lëshimit të raketave Grad
  • 30 automjete
  • 60 cisterna
  • 2 drone
  • 2 varka