Ushtria ukrainase ka nxjerrë disa udhëzime për njerëzit e zakonshëm për të forcuar lëvizjen e rezistencës civile.
“Pavarësisht nëse keni armë apo municion apo jo, përdorni të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme për të luftuar.”- bën thirrje ushtria sipas BBC-së.
Njerëzve u është kërkuar që:
-Heqin tabelat rrugore;
-Rrëzojnë pemë për të bërë të pamundësuar lëvizjet;
– Të përdorin në mënyrë aktive pajisje ndezëse (granata, bomba) të krijuara vetë në shtëpi;
– Të shkatërrojnë qendrat kryesore të transportit;
-Të jenë më aktiv gjatë natës ose muzgut.