Kandidati i PD-së për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati, është takuar sot me përfaqësues të biznesit. Këta të fundit kërkuan nga Bushati, që të gjejnë dyert e hapura për bashkëpunim sepse sipas tyre deri më tani kjo ka munguar.
Bushati u tha premtoi atyre se me biznesin do ketë bashkëpunimin kryesor.
“Unë i di hallet e biznesit sepse vij nga kjo fushë. Bashkia e së nesërmes nuk do të jetë armike e biznesit, por përkrahësja më e madhe e tij.
Biznesi do të ketë gjithmonë derën e hapur, si dhe dorën e bashkëpunimit. Politika e lakut të fytit do të marrë fund në Bashkinë e Shkodrës.
Jam njëri nga ju, nuk di të zhgënjej dhe nuk do të zhgënjej.”– është shprehur ai në këtë takim të mbajtur në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjet e 6 Marsit.