Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Kemi ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se Kievi ka ngritur zyrtarisht një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ka kërkuar një seancë dëgjimore për rastin në fillim të javës së ardhshme.

“Ukraina ka ngritur zyrtarisht një padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ne kërkojmë që Rusia të mbajë përgjegjësi për shtrembërimin e konceptit të gjenocidit për të justifikuar agresionin.

Kërkojmë nga gjykata që të urdhërojë menjëherë Federatën Ruse të pushojë armiqësitë dhe caktoni seancat dëgjimore që në fillim të javës së ardhshme.”- shkroi Zelensky të dielën në një postim në “Twitter”.