Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Shkodranët do zgjedhin më 6 mars Xhemal Bushatin, jo kandidatët e non gratave Doshi e Berisha


Partia Demokratike ka sulmuar sot PS dhe koalicionin Shtëpia e Lirisë lidhur me zgjedhjet e e pjesshme të 6 marsit në Shkodër.

Në një deklaratë për media, nënkryetari Alibeaj tha se kandidatin e PS-së në Shkodër e ka caktuar Tom Doshi ndërsa më 6 mars do të vendosin nëse do e lënë qytetin në dorë të tij apo të non gratave.

“Çdo shqiptar e ka parë se si non grata Tom Doshi, ka përcaktuar kandidaten e PS në Shkodër.

Shkodranët e dinë se cfarë ndodh me pushtetin e administruar nga Doshi. Ata e dinë se kush i merr tenderat, vendet e punës, kush i zgjedh drejtorët sot në Shkodër. Shkodranët e dinë se Tom Doshi është njeriu që vendos gjithçka në emër të Edi Ramës. Prandaj shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT apo do të refuzojnë non gratat. Demokratët në 6 mars do të vendosi nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, që ta ketë më pas për pazarin e rradhës me Ramën. Shkodranët me 6 mars do të duhet të zgjedhin nëse do ti nenshtrohen krimit dhe korrupsionit të përcaktuar si non grata nga SHBA, apo do ta shndërrojnë bashki në shërbim të tyre, në shërbim të qytetit.” – tha Alibeaj.

Më tej ai shtoi se zgjedhja nuk ka qenë kurrë më e qartë për shkodranët mes kandidatëve të non gratave apo Xhemal Bushatin.

Alibeaj theksoi se kush zgjedh partinë e re të Metës e Berishës mban Ramën në pushtet dhe anasjelltas.

“Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë: Kandidatët e non gratave apo birin tuaj Xhemal Bushatin!

Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë! Kush zgjedh partinë e re të Metes dhe Berishës mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën.” – mbylli deklaratën Alibeaj.