Pas takimit që zhvilloi sot me presidentin Ilir Meta, edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka folur para gazetarëve.
Shkurov vlerësoi mbështetjen e dhënë prej kreut të shtetit shqiptar dhe e falenderoi atë në emër të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas tij, Meta ka qenë ndër të parët që shprehu mbështetjen për Ukrainën pas nisjes së sulmit të Rusisë.
“Si ambasador i Ukrainës në Shqipëri dhe përpara nisjes së konfliktit kam ndjerë mbështetjen e zotit Ilir Meta. Edhe pas shpërthimit të konfliktit presidenti ka qenë ndër të parë që ka shprehur mbështetjen e tij.
Sot gjatë takimit tonë kam mundur të shpreh falenderimet e presidentit Zelensky ndaj presidentit Meta.
Në këtë mënyrë kam përcjellë dhe fjalitë falenderuese nga i gjithë populli i Ukrainës.”- tha ambasadori Shkurov.
Kujtojmë se Meta në qëndrimet e tij ka dënuar sulmet në Ukrainë, ndërsa është solidarizuar me dhimbjen e popullit ukrainas.