Kreu i PD-së Basha ka bërë thirrje për dialog lidhur me krizën në Ukrainë pas sulmit të forcave ushtarake ruse.
Ai shkruan në Twitter se sesioni emergjent i OKB-së është një mundësi e mirë në këtë drejtim.
Kryedemokrati thekson se lufta nuk është kurrë opsion pasi sjell vetëm vdekje e shkatërrim.
“Sesioni Emergjent i OKB-së pas Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të propozuar nga Shqipëria e SHBA-ja është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO-ja e BE-ja. Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim. Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë. Kjo është koha për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë.” – shkruan Basha në Twitter.