Vendosni fjalën kyçe....

BE do e ndihmojë Ukrainën me avionë luftarakë


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ka zbuluar se një paketë prej 450 milionë eurosh ‘ndihme të rëndësishme’ për Ukrainën do të përfshijë avionë luftarakë, duke shtuar se dërgesa do bëhet nëpërmjet Polinisë.

Borrell tha gjithashtu se rreth gjysma e rezervave të Bankës Qendrore Ruse do të bllokohen.

Duke folur disa orë pasi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen njoftoi se blloku do të ‘financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve të tjera’ për Ukrainën, Borrell zbuloi se paketa e BE-së do të arrinte në 450 milionë euro.

“Sigurisht, ne do të furnizojmë me armë, madje do të ofrojmë avionë luftarakë.” – u tha Borrell gazetarëve.

“Nuk po flasim vetëm për municione.” – shtoi ai.

Borrell shtoi se ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba kishte kërkuar avionë luftarakë që pilotët ukrainas të mund të vepronin dhe se avionë të tillë mund të bliheshin nga disa vende të BE-së.

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin avionë MiG-29 dhe Sukhoi Su-24, Su-25 dhe Su-27 të projektuar nga sovjetikët në role luftarake. Avionë Su-25 përdoren nga Bullgaria kurse MiG-29 nga Polonia, Bullgaria dhe Sllovakia e ka të ngjarë që avionët të vijnë nga këto vende.

Borrell tha se ndihma ushtarake do t’i dërgohet Ukrainës nëpërmjet Polonisë, megjithëse ai nuk specifikoi nëse avionët do të fluturojnë në Ukrainë apo do të kalojnë kufirin.