BBC raporton se FIFA është në bisedime të avancuara për pezullimin e plotë të Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
Organi qeverisës global i futbollit thuhet se është duke punuar ngushtë me organin qeverisës europian UEFA dhe një njoftim i tyre pritet të bëhet publik më vonë gjatë ditës së sotme.
Kjo do të thotë se Rusia nuk do të jetë në gjendje të luajë në “Euro 2022” për femra në Angli gjatë verës dhe se Polonia mund t’i thotë lamtumirë një play-off kualifikues kundër Rusisë për Kupën e Botës muajin e ardhshëm, një ndeshje që FA e Polonisë ka thënë se do ta bojkotojë. Rusia ishte planifikuar të presë Poloninë në një play-off kualifikues të Kupës së Botës më 24 mars dhe nëse do të mbetej e pezulluar në atë kohë, kjo i lë të dyja skuadrat jashtë Kupës së Botës.
Islanda ka thënë gjithashtu se do të refuzojë të luajë kundër Rusisë në qershor dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar që atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të ndalohen nga garat.