Në ditën e pestë pas hyrjes së forcave ruse në Ukrainë, delegacionet nga të dy vendet kanë nisur bisedimet që synojnë t’i japin fund luftës.
Siç shkruan BBC, zyra e presidentit ukrainas ka deklaruar se dëshiron një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse nga këto bisedime.
Ndërkohë, Moska dëshiron të arrijë një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky.
Përpara fillimit të takimit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse të linin armët dhe bëri thirrje që BE-ja t’i japë Ukrainës anëtarësimin në bllok.