Vendosni fjalën kyçe....

Kosova kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO


Kosova ka njoftuar se do t’i kërkojë Uashingtonit të krijojë një bazë të përhershme ushtarake në territorin e saj, duke i kërkuar SHBA-së dhe aleatëve të saj që të pranojnë ofertën e Prishtinës për t’u anëtarësuar në NATO. Tani për tani katër anëtarë të NATO-s nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet të pavarur.

Në një postim në rrjetet sociale të dielën, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, argumentoi se Prishtina kishte ‘nevojë urgjente’ për një ‘anëtarësim të përshpejtuar në NATO dhe krijimin e një baze të përhershme të forcave amerikane’ në funksion të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Duke iu referuar ‘operacionit ushtarak special’ të Kremlinit si ‘agresion ushtarak’, Mehaj tha se vendosja e përhershme e forcave amerikane është e nevojshme për të ‘garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë’.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, ne kemi dëshmuar se jemi luftëtarë të denjë në mbrojtje të vlerave euroatlantike të lirisë, paqes dhe demokracisë, vlerave mbi të cilat qëndron NATO dhe misionit të saj”, ka shkruar Mehaj. .

Ministri i Mbrojtjes argumentoi se tani ishte koha që ato vende anëtare të NATO-s që deri më tani nuk kanë qenë të gatshme ta njohin Kosovën, përkatësisht Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, ta bëjnë këtë. “Mos hezitoni më!” ka shkruar Mehaj.