Vendosni fjalën kyçe....

Kremlini shpjegon pse Vladimir Medinsky u zgjodh si negociator për Ukrainën


Personi që po përfaqëson Moskën në negociatat me Ukrainën është ndihmësi i Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Medinsky.

Kremlini ka shpjeguar arsyet se pse ky rol i është besuar Medinsky-t.

Siç shkruan TASS, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi para medieve: “Medinsky ka disa cilësi biznesi, ka ekspertizën më të thellë, është përfaqësues i një niveli shumë të lartë, është asistent i presidentit.”

Në përgjigje të vërejtjes së gazetarëve se çështjet në lidhje me Ukrainën më parë ishin mbikëqyrur nga Zëvendës Shefi i Administratës Presidenciale të Federatës Ruse Dmitry Kozak, Peskov shpjegoi: “Dmitry Nikolayevich do të vazhdojë të merret me çështjet e zhvillimit social, humanitar dhe të tjera të Republikat e Donbass.”

Kujtojmë se të dielën u arrit një marrëveshje me palën ukrainase për të zhvilluar një takim në rajonin Gomel të Bjellorusisë. Delegacioni rus në bisedime kryesohet nga Medinsky.