Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shqipëria krah për krah me përpjekjet heroike të Ukrainës, shoqëria civile të vijojë ndihmat humanitare


Presidenti Meta ka bërë thirrje për ndihma humanitare ndaj Ukrainës.

Kreu i shtetit thekson përmes një shënimi në Facebook se Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën në përpjekjet e saj heroike për të mbrojtur me çdo çmim lirinë.

“Shqipëria krah për krah me Ukrainën, në solidaritet të plotë me përpjekjet e një populli që po lufton heroikisht për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij! Nxis shoqërinë civile për të vijuar ndihmat humanitare!” – shkruan  Meta.