Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Mbrojtjes: Të gjitha zonat e banuara që janë nën kontrollin e komandës ruse në Ukrainë jetojnë në normalitet


Ministria e Mbrojtjes së Federatës Rusë ka njoftuar se ka marrë nën kontroll edhe administrimin e qyteteve dhe zonave ku ka vendosur diktatin e saj në Ukrainë.

Sipas njoftimit shumica e administratave në dakordësi me trupat ruse realizojnë qeverisjen e rendit publik dhe ruajtjen e jetës paqësore.

Ministria e Mbrojtjes së Federatës Ruse: të gjitha zonat e banuara që kanë kaluar nën kontrollin e forcave të armatosura ruse, vazhdojnë të jetojnë në normalitet, funksionojnë objektet jetësore dhe transporti.

Shumica e administratave të qyteteve, në dakordësi me komandën e trupave ruse, realizojnë mbarëvajtjen e përbashkët të rendit publik dhe ruajtjen e jetës paqësore, njofton ministria”-përcjell Ambasada ruse në Tiranë, njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.