Partia Demokratike ka postuar një video ku të një debati mes Ilir Metës dhe Jozefina Topallit me qëllim për të shigjetuar ish-kryetaren e Kuvendit.
Kjo vjen pasi, Topalli ka dalë pro Berishës që prej foltores dhe mbështet në zgjedhjet lokale kandidatët e Shtëpisë së Lirisë që garojnë nën siglën e koalicionit me LSI-së dhe PDK-së.
Në video shfaqet debati në parlament ku Topalli e quante Metën mafie. Ndërsa Meta e quante bashkëpunëtore të Tom Doshit.
“Sot kërkon vota e demokratëve për partinë e tij, por Metën e quan mafie.
Demokratët dhe shkodranët nuk gënjehen nga mashtrimet e mafias, apo non grateve që duan ta përdorin Shkodrën për hallet e tyre.
Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT apo do të refuzojnë non gratat.
Demokratët në 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, mafias siç e quan zonja që sot urren PD.
Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë:
Kandidatët e non gratave apo birin e tyre Xhemal Bushatin!
Partinë e non-gratave, apo Partinë Demokratike të Shqipërisë!
Aleancën me SHBA, apo aleancën e non gratave!
Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën”-shkruan PD.