Vendosni fjalën kyçe....

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë, palët tërhiqen për konsultime


Takimi mes dy delegacioneve

Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas kanë përfunduar bisedimet e zhvilluara në Bjellorusi që synojnë ndërmjetësimin e paqes mes dy vendeve.

BBC shkruan se të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim.

Pritjet për një zgjidhje paqësore nuk kishin qenë të larta përpara takimit të së hënës.

Ukraina tha se donte një armëpushim dhe tërheqje të forcave ruse, ndërsa Kremlini tha se nuk do të shpallte qëndrimin e saj. Negociatorët rusë thonë se kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje që është në interes të të dyja palëve.